Aksident me tetë të lënduar në Sojevë të Ferizajt

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në rrugën rajonale Gjilan-Ferizaj saktësisht në fshatin Sojevë. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete me targa vendore, ndërsa kanë pësuar lëndime tetë persona, shkruan lajmi.net. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. “Në vendin e ngjarjes kanë…

Lajme

23/10/2025 16:07

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në rrugën rajonale Gjilan-Ferizaj saktësisht në fshatin Sojevë.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete me targa vendore, ndërsa kanë pësuar lëndime tetë persona, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të trafikut, ekipet e zjarrfikësve dhe dy autoambulanca, të cilat janë angazhuar në ofrimin e ndihmës së nevojshme për të lënduarit. Hetimet lidhur me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë në vijim”, ka thënë Veseli. /Lajmi.net/