Aksident me lëndime në Koshtovë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok, saktësisht në fshatin Koshtovë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti/. Ai ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe është lënduar një person. “Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar…

Lajme

04/12/2025 16:15

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok, saktësisht në fshatin Koshtovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti/.

Ai ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe është lënduar një person.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Mitrovicë- Zubin Potok segmenti rrugor në fshatin Koshtovë . Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar një person”, tha ai. /Lajmi.net/