Aksident me fatalitet në Prizren, automjeti godet për vdekje biçiklistin 78 vjeçar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur një biçiklist me pjesën e përparme të automjetit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se si pasojë e aksidentit, biçiklisti 78-vjeçar, ka pësuar lëndime të rënda…

Lajme

10/06/2026 16:58

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur një biçiklist me pjesën e përparme të automjetit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se si pasojë e aksidentit, biçiklisti 78-vjeçar, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK.

Bytyqi njoftoi se pas disa orësh, si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka humbur jetën.

“Si pasojë e aksidentit, biçiklisti, mashkull 78-vjeçar, ka pësuar lëndime të rënda trupore. Njësitet policore dhe ekipi i emergjencës kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku viktimës i është ofruar ndihma e parë mjekësore dhe më pas është transportuar për trajtim në QKUK në Prishtinë. Pas disa orësh, si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka humbur jetën”, thuhet në konfirmim.

Ai ka thënë se ngasësi i dyshuar mbahet në ndalim policore dhe me urdhër të tij trupi i pajetë dërgohet për autopsi.

“Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar me urdhër te te cilit ngasësi i dyshuar mbahet në ndalim policore dhe me urdhër të tij trupi i pajetë dërgohet për autopsi. Policia, në bashkëpunim të ngushtë me prokurorin e shtetit, është duke zhvilluar hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti trafiku”, thuhet në konfirmimin.