Aksident me fatalitet në Podujevë
Një aksident me fatalitet raportohet të ketë ndodhur në Podujevë. Shoferi ka ndërruar jetë, pasi kamioni u godit me veturën e më pas u goditën edhe vetura të tjera që gjendeshin të parkuara. Njoftimi i plotë: Rr. Skënderbeu, Podujevë 15.09.2025 – 17:36. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes një kamioni dhe një automjeti, pastaj…

Lajme
Një aksident me fatalitet raportohet të ketë ndodhur në Podujevë.
Shoferi ka ndërruar jetë, pasi kamioni u godit me veturën e më pas u goditën edhe vetura të tjera që gjendeshin të parkuara.
Njoftimi i plotë:
Rr. Skënderbeu, Podujevë 15.09.2025 – 17:36. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes një kamioni dhe një automjeti, pastaj nga kamioni janë goditur edhe shtatë vetura të parkuara në të cilat janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i kamionit mashkull -shtetas i Serbisë ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar./Lajmi.net/