Aksident me fatalitet në Lipjan- vdes motoçiklisti që u godit nga një veturë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në Lipjan, ku si shkak i aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës. Në aksident të përfshirë ishin një veturë dhe një motoçikletë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi, ndërsa e dyshuara femër kosovare drejtuese e veturës është dërguar në…

Lajme

25/06/2025 10:09

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në Lipjan, ku si shkak i aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës.

Në aksident të përfshirë ishin një veturë dhe një motoçikletë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi, ndërsa e dyshuara femër kosovare drejtuese e veturës është dërguar në mbajtje.

“Lipjan / 24.06.2025 – 17:43. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një motoçiklete dhe një veture. Si pasojë, drejtuesi i motoçikletës mashkull kosovar ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi, ndërsa e dyshuara femër kosovare drejtuese e veturës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”./Lajmi.net/