Aksident me fatalitet në Drenas, vdes një grua dhe lëndohen disa të tjerë
Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në fshatin Zabel i ulët në Drenas. Raportohet se i dyshuari mashkull si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës humbi kontrollin mbi veturën del jashtë rrugës dhe përfundon në një kanal. Si pasojë, drejtuesi dhe katër pasagjerë (tri femra dhe një mashkull) kanë pësuar lëndime…
Lajme
Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në fshatin Zabel i ulët në Drenas.
Raportohet se i dyshuari mashkull si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës humbi kontrollin mbi veturën del jashtë rrugës dhe përfundon në një kanal.
Si pasojë, drejtuesi dhe katër pasagjerë (tri femra dhe një mashkull) kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku njëra nga pasagjerët si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet ne IML për obduksion./Lajmi.net/