Aksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 18:40 në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në segmentin Prizren Veri-Prizren Jug; kilometri i 13-të. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha. Hoxha tha se në aksident ishin të përfshirë një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa…

Lajme

21/10/2024 21:00

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 18:40 në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në segmentin Prizren Veri-Prizren Jug; kilometri i 13-të.

Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

Hoxha tha se në aksident ishin të përfshirë një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore, teksa nuk ka treguar numrin e viktimave.

“Në vendin e aksidentit kanë dal njësitet relevante policore dhe ekipet e tjera. Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti të rëndë, për detaje tjera do të njoftoheni nga kompetentët pas raportimeve shtesë”, theksoi ai.