Aksident i rëndë trafiku në rrugën Podujevë-Prishtinë, lëndohet një person
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën Podujevë- Prishtinë. Vetura ka goditur anësoret e rrugës, derisa nuk dihet nëse si shkak i aksidentit ka persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për lajmi.net se…

Lajme
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën Podujevë- Prishtinë.
Vetura ka goditur anësoret e rrugës, derisa nuk dihet nëse si shkak i aksidentit ka persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për lajmi.net se si shkak i aksidentit i lënduar ka mbetur një person.
“Rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit u lëndua një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”.
Mëngjesin e sotëm u raportua për disa aksidente radhazi.
Reshjet e shiut dhe ndryshimi i motit krijuan edhe kolona të gjata në gjithë vendin./Lajmi.net/