Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë-Ferizaj (Foto)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mes dy veturave në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, saktësisht përball qendrës tregtare Grand Store.

Lajme
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00, ndërsa ka edhe të lënduar, por nuk dihet numri i saktë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të ekzaminuar terrenin ku ka ndodhur aksidenti, ndërsa të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për tretman të mëtutjeshëm.
Policia ende nuk ka dhënë ndonjë informacion për shkaqet e aksidentit./KlanKosova