Aksident i rëndë te rrethi i madh në Prishtinë, katër të lënduar
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në hyrje të Prishtinës, saktësisht te rrethi i madh.

Lajme
Në këtë aksident mësohet se janë lënduar katër persona.
“Rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të tri automjeteve në levizje. Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për lajmi.net.
Reporteri.net, ka siguruar edhe një video nga vendi i ngjarjes, ku shihet ndërhyrja edhe e zjarrfikësve, të cilët bashkë me ekipin e emergjencës shihen duke nxjerrë të lënduarit nga automjetet.