Aksident i rëndë në Tiranë: Përplasi 3-vjeçarin me veturë dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 44-vjeçarja
Policia e Tiranës ka arrestuar një 44-vjeçare pasi ka përplasur me automjet një fëmijë 3-vjeçar dhe është larguar nga vendngjarja. Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit R. S., 44 vjeçe, pasi në rrugën “3 Dëshmorët” ka aksidentuar një fëmijë 3 vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja. 3-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e…

Lajme
Policia e Tiranës ka arrestuar një 44-vjeçare pasi ka përplasur me automjet një fëmijë 3-vjeçar dhe është larguar nga vendngjarja.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit R. S., 44 vjeçe, pasi në rrugën “3 Dëshmorët” ka aksidentuar një fëmijë 3 vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja. 3-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, bëri me dije policia.
Gjithashtu nga policia e Tiranës u vu në pranga S. K., 61 vjeç, pasi në rrugën “Hekuran Deda” është përplasur me motomjetin me drejtues një të mitur 17 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 17-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në vijim të veprimeve është proceduar në gjendje të lirë 17-vjeçari pasi drejtonte motomjetin pa lejen përkatëse.