Aksident i rëndë në Prishtinë: Këmbësorja goditet nga vetura, përfundon në QKUK

Një këmbësore është goditur nga vetura mëngjesin e sotëm në Prishtinë. E njëjta është dërguar në Emergjencën e Qendrës Klinike dhe Universitare, ku edhe po trajtohet. Lajmi.net, ka kontaktuar drejtorin e Emergjencës, Naser Sylën për të mësuar rreth gjendjes së viktimës. Ai tha se gjendja e përgjithshme e saj paraqitet stabile. “Ende po observohet te…

Lajme

21/10/2025 12:37

Një këmbësore është goditur nga vetura mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

E njëjta është dërguar në Emergjencën e Qendrës Klinike dhe Universitare, ku edhe po trajtohet.

Lajmi.net, ka kontaktuar drejtorin e Emergjencës, Naser Sylën për të mësuar rreth gjendjes së viktimës.

Ai tha se gjendja e përgjithshme e saj paraqitet stabile.

“Ende po observohet te ne. Do të transferohet për trajtim në Klinikën e Neurokirurgjisë”, ka thënë Syla.