Aksident i rëndë në Pogragjë të Klinës – Përfshihen dy vetura e një kamionetë, lëndohen gjashtë persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pogragjë të Klinës, ku kanë mbetur të lënduar gjashtë persona. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ky i fundit, ka shtuar se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamionetë, dhe se, të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal…

Lajme

14/08/2026 19:28

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pogragjë të Klinës, ku kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ky i fundit, ka shtuar se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamionetë, dhe se, të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.

‘’Sot rreth orës 17:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Pogragjë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara, dy vetura dhe një kamionetë, si pasojë e këtij aksidenti gjashtë (6) persona kanë pësuar lendime trupore të njejtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor’’, ka bërë të ditur Rugova.