Aksident i rëndë në Novosellë të Pejës
Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Novosellë të Pejës. Dy vetura janë përplasur ballë për ballë me njëra-tjetrën. Aksidenti ka ndodhur pak para orës 8 të mëngjesit. Tre persona janë lënduar dhe po trajtohen në Spitalin e Pejës.