Aksident i rëndë në Klinë mes trenit dhe një veture, katër persona të lënduar
Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes trenit dhe një veture në fshatin Stupë të Klinës. Lajmin për lajmi.net, e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës. “Sot rreth orës 12:35 policia është informuar për një aksident mes trenit dhe një veture në fshatin Stupë të…

Lajme
Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes trenit dhe një veture në fshatin Stupë të Klinës.
Lajmin për lajmi.net, e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Sot rreth orës 12:35 policia është informuar për një aksident mes trenit dhe një veture në fshatin Stupë të Klinës. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Rugova.
Kujtojmë se javë më parë po ashtu në Klinë kishte ndodhur një aksident i mes trenit dhe një veture.
Si pasojë e goditjes së trenit, një person kishte humbur jetën e tre të tjerë ishin lënduar. /Lajmi.net/