Aksident i rëndë në Istog, dy persona humbin jetën – tre të tjerë dërgohen në spital

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Shushicë të Istogut. Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Rreth orës 16:35, Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Shushicë të Istogut, ku janë…

Lajme

20/07/2026 17:44

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Shushicë të Istogut.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 16:35, Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Shushicë të Istogut, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës. Vdekja e njërit prej viktimave është konstatuar në vendin e ngjarjes nga mjeku kujdestar, ndërsa viktima e dytë ka ndërruar jetë në spital”, tha Gashi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe Prokurori i Shtetit, i cili po merret me hetimin e rrethanave të aksidentit. /Lajmi.net/