Aksident i rëndë në dalje të Mitrovicës, gjashtë persona të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Kçiq, ku janë përfshirë dy vetura. Në vendin e ngjarjes janë tri ekipe emergjente të QKMF-së së Mitrovicës, zjarrfikësit dhe policia. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Ilmi Prekazi. Prekazi tha se në këtë aksident…

Lajme

05/11/2024 09:32

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Kçiq, ku janë përfshirë dy vetura.

Në vendin e ngjarjes janë tri ekipe emergjente të QKMF-së së Mitrovicës, zjarrfikësit dhe policia.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Ilmi Prekazi.

Prekazi tha se në këtë aksident janë përfshirë tri automjete ku si pasojë e aksidentit gjashtë persona kanë pësuar lëndime.

“Ju njoftojmë se sot pas orës 08:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë saktësisht në fshatin Kçiq i Madh, ka ndodhur një aksident në të cilin janë të përfshira tri automjete me targa vendore, dhe si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar gjashtë persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”,ka thënë Prekazi.

Tutje ai tha se njësitë policore janë përgjigjur në rast dhe janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të aksidentit. /Lajmi.net/

.