Aksident i rëndë në Broboniq të Mitrovicës, një i vdekur dhe tre të lënduar (Video)

Një aksident i rënd trafiku ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Broboniq, në rrugën Skenderaj Mitrovicë

Lajme

21/12/2016 15:56

Një  person ka vdekur dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda në një aksident trafiku që ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Broboniq, në rrugën Skenderaj – Mitrovicë

Zëdhënësi i policisë  për  rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për lajmi.net , se në aksidentin në të cilën janë përfshirë  tri vetura, një person ka ndërruar jetë, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

“Nga informacionet që kemi një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar rëndë më një aksident ku janë përfshirë tri vetura ”, ka thënë Zahiti./ Lajmi.net/

 

 

http://www.dailymotion.com/video/x55wtr4_aksident-i-rende_school