Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia në vendin e ngjarjes
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Malishevës. Lajmin e ka bërë të ditur kandidati për deputet nga Aleanca Burim Ramadani, i cili ka reaguar lidhur me gjendjen në terren pas ngjarjes. Sipas tij, në vendin e aksidentit është vërejtur prezencë e dheut në rrugë, i cili sipas tij…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Malishevës.
Lajmin e ka bërë të ditur kandidati për deputet nga Aleanca Burim Ramadani, i cili ka reaguar lidhur me gjendjen në terren pas ngjarjes.
Sipas tij, në vendin e aksidentit është vërejtur prezencë e dheut në rrugë, i cili sipas tij mund të ketë ndikuar në rrezikimin e qarkullimit dhe sigurisë së vozitësve.
Ramadani ka theksuar nevojën për mirëmbajtje më të madhe të infrastrukturës rrugore, duke ngritur shqetësime për sigurinë në autostradë.
Në fund, ai ka shprehur edhe keqardhje për personat e përfshirë në aksident, duke uruar shërim të shpejtë për të lënduarit.
Derisa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare për shkaqet e aksidentit. /Lajmi.net/