Aksident i rëndë mes një autobusi dhe një veture në Dollc të Klinës – Policia jep detaje

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 06:10 në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Dollc të Klinës. Në këtë aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë, shkruan lajmi.net. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili ka thënë se ka të lënduar por që numri…

Lajme

21/08/2025 08:01

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 06:10 në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Dollc të Klinës.

Në këtë aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili ka thënë se ka të lënduar por që numri i saktë i tyre nuk dihet.

“Rreth orës 06:10, policia është njoftuar për një aksident që ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, më saktësisht në fshatin Dollc të Klinës. Të përfshirë ishin një autobus dhe një veturë. Nga njësitet që ndodhen në vendin e ngjarjes është konfirmuar se ka të lënduar, numrin e saktë të tyre nuk e dijmë. Njësitet kompetente po merren me hetimet që çojnë në zbardhjen e rastit”, deklaroi Gashi

Fotografi nga aksidenti: