Aksident i frikshëm në Kinë (Video)
Njëra prej kamerave të një autobusi në provincën e Hunanit në Kinë ka regjistruar momentin kur një automjet në rrugë devijon e përplaset me të, duke bërë që mjeti të dalë nga korsia e vet.
Fun
Shoferi përpiqet të mbajë timonin, por e humb kontrollin, gjë që e detyron autobusin të rrëshqasë në anën e tij të djathtë e të përmbyset.
Një tjetër kamera ka filmuar pasagjerët në momentin e aksidentit. Pamjet e ofruara nga rrjeti televiziv “CCTV” tregon sesi pasagjerët bien dhunshëm mbi njëri-tjetrin, pasi për ta goditja ishte e papritur.
Një person mbeti i plagosur nga aksidenti, për zbardhjen e të cilit autoritetet nisën menjëherë një hetim. /Lajmi.net/