Aksident fatal në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, humbin jetën dy të rinj
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Smrekovnicë të Vushtrrisë. Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:53, ndërsa në të është përfshirë një veturë me dy persona, shoferin dhe pasagjerin, transmeton lajmi.net. Të dy të rinjtë, të…
Lajme
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Smrekovnicë të Vushtrrisë.
Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:53, ndërsa në të është përfshirë një veturë me dy persona, shoferin dhe pasagjerin, transmeton lajmi.net.
Të dy të rinjtë, të moshës 22 dhe 24 vjeç, janë dërguar për trajtim mjekësor, por mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre.
Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Njësia Rajonale e Trafikut, në koordinim me prokurorin kompetent, po zhvillon hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 02:53, të datës 19 gusht 2026, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Smrekovnicë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.
Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, në aksident është përfshirë një veturë, në të cilën ndodheshin shoferi dhe pasagjeri. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre.
Me urdhër të prokurorit kompetent, trupat e pajetë të viktimave, meshkuj të moshës 22 dhe 24 vjeç, janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Njësia Rajonale e Trafikut, në koordinim dhe nën udhëheqjen e prokurorit kompetent, është duke ndërmarrë veprimet hetimore për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./lajmi.net/