Aksident fatal në Pejë, treni godet për vdekje një grua

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Pejë. Një grua është goditur për vdekje nga treni. Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rjaonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi tha se rasti ndodhi rreth orës 05:35, transmeton lajmi.net. Ndërkaq, vdekja e viktimës u…

Lajme

03/08/2026 08:16

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Pejë.

Një grua është goditur për vdekje nga treni.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rjaonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se rasti ndodhi rreth orës 05:35, transmeton lajmi.net.

Ndërkaq, vdekja e viktimës u konstatua nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.

Forenzika tanimë ka arritur në vendin e ngjarjes, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë 50-vjeçarja F. Muriqi.

“Rreth orës 05:35 policia është njoftuar se treni, i cili ishte nisur nga Peja, e ka goditur një person. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me autoambulancën, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Në vendngjarje ndodhen njësitë kompetente policore dhe prokurori i shtetit”, deklaroi Gashi./Lajmi.net/