AKR-së në Drenas i bashkohen 150 të rinj (Foto)
Aleanca Kosova e Re, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në Drenas, kësaj partie iu kanë bashkuar 150 të rinj.

Lajme
Në njoftimin e saj, kjo parti deklaron se Drenasi i bashkohet alternativës për zhvillim të Aleancës Kosova e Re
“Sot në Drenas Aleancës Kosova e Re, iu bashkuan 150 të rinj me shumë vullnet dhe përgatitje që përmes AKR-së të sjellin progresin shoqëror në Kosovë”.
AKR njofton se të rinjtë u priten nga Koordinatori i i AKR-së në Drenas Durim Neziri, Koordinatori i zgjedhjeve në nivel vendi-ish ministri Ismet Mulaj dhe kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri.
“Ata vlerësuan lartë vendimin e të rinjve për t’iu bashkuar AKR-së dhe u zotuan që të gjithë së bashku do të punojnë për një Kosovë të zhvilluar”.
AKR paralajmëroan se në ditët në vijim priten edhe shumë aderime të reja në këtë parti.