AKR nuk krijon skandale, thotë Pacolli
Presidenti i Aleancës Kosova e Re, BehgjetPacolli ka thënë në një tubim paraelektoral në Prishtinë se ai dhe kandidatët e partisë së tij kërkojnë votën lirshëm dhe ecin kryelartë.
Lajme
Sipas tij, njerëzit në AKR nuk janë njerëz të skandaleve dhe propagandave të rreme. Ai ka thënë se pos profesionizmit politik, edhe investojnë, raporton KosovaPress.
Pacolli ka shtuar se programi i partisë së tij është program origjinal i tyre dhe nuk është i kopjuar dhe, sipas tij, ky program del nga kërkesat e qytetarëve.
Ai ka theksuar se Kosova ka nevojë për AKR-në, ndërsa ka shtuar se liberalizimi i vizave është prioritet i kësaj partie.