AKR deklarohet për arrestimin e Sabit Pacollit
Pas publikimit të lajmit për arrestimin e ish-zyrtarit të AKR-së, Sabit Pacolli ka reaguar kjo e fundit.

Lajme
Përmes një komunikate për media, ata kanë sqaruar se Sabit Pacolli nuk është pjesë e strukturave dhe as e anëtarësisë së AKR-së që nga data 18 korrik 2017.
Deklarata e tyre:
Pas publikimit të disa shkrimeve në media lidhur me arrestimin e z.Sabit Pacolli, në Suedi, Aleanca Kosova e Re dëshrion ta sqarojë opinionin publik dhe mediat se z.Sabit Pacolli, nuk është pjesë e strukturave dhe as e anëtarësisë së AKR-së që nga data 18.07.2017.
Në korrik të këtij viti, z.Sabit Pacolli kishte dhënë dorëheqje nga Aleanca Kosova e Re dhe të gjitha funksionet brenda partisë dhe anëtarësisë së saj. Kjo letër e dorëheqjes së tij ishte publikuar në të gjitha mediat vendore dhe në rrjetet sociale nga z.Sabit Pacolli.
Aleanca Kosova e Re kërkon nga mediat që të jenë korrekte me opinionin dhe që lajmet e publikuara të verifikohen konform standardeve dhe etikës së gazetarisë.