AKP zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.48

Lista e tenderëve për privatizim me shitje të aseteve nr. 48 përmban 116 asete/njësi atraktive të ndërmarrjeve shoqërore në Republikën e Kosovës, të cilat paraqesin një mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë. Privatizimi i të gjitha këtyre aseteve do të bëhet përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.

Lajme

14/06/2019 10:40

Kjo valë e shitjeve me të gjitha asetet e tenderuara është aprovuar në Bordin e Drejtorëve, kurse AKP i ka njoftuar paraprakisht të gjitha Komunat përkatëse se këto asete të ndërmarrjeve shoqërore do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në mediat e shkruara dhe ato elektronike. /Lajmi.net/