AKP shpërndan 20 % për punëtorët e 2 ndërmarrjeve shoqërore

Agjencia Kosovare e Privatizimit sot ka ekzekutuar vendimin për shpërndarjen e fondeve të 20% për punëtorët e dy ndërmarrjeve shoqërore: NSh ‘Tregtia e Kosovës’, Prishtinë dhe NSh ‘Urata’ (sih Voqari), Prishtinë.

Lajme

08/02/2016 16:21

Transferi i këtyre fondeve është bërë në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në pajtim me Rregulloren 2003/13.

Siç njofton AKP, deri më tani janë shpërndarë mbi 105 milionë euro fonde për përfituesit e ligjshëm të 20% për më shumë se 43 mijë punëtorë dhe ish punëtorë të NSh-ve.

Në ndërkohë, pas vendimeve të plotfuqishme nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës (DhPGjSK), Agjencia ka përgatitur dokumentacionin për shpërndarjen e fondeve të 20% për punëtorët e kualifikueshëm edhe për 8 ndërmarrje shoqërore, ndërkaq është në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20% për punëtorët e kualifikueshëm edhe për disa NSh të tjera, për çka punëtorët e këtyre NSh-ve dhe opinioni i gjerë do të informohen në një të ardhme të afërt./lajmi.net

 

                                               

Emri i ndërmarrjeve, shuma e shpërndarë dhe numri i përfituesve:

Nr. AKP ID. Emri i NSh-së        Zyra rajonale Shuma e shpërndarë Numri i përfituesve (punëtorëve)
1 PRN102 Tregtia e Kosovës Prishtinë 197,763.94 28
2 PRN103 Urata – Voqar Prishtinë 1,104,250.39 434
      TOTALI 1,302,014.33 462