AKP-ja njofton se janë tërhequr nga shitja disa toka bujqësore

Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton se ka tërhequr nga SHAL 44 dy njësi: Asetin NSH Lavërtari-Blegtori - Tokë bujqësore në Trepetincë 2 dhe NSH Lavërtari-Blegtori - Tokë bujqësore në Trepetincë 1, me numrat rendor 77 dhe 88, prona në Komunë të Prizrenit.

Lajme

26/02/2019 14:40

Këto njësi ishin paraparë të shiten përmes Shitjes së Aseteve përmes Likuidimit nr. 44, me numër rendor 77 dhe 88, e cila do të mbahet me datë 27 shkurt 2019, ndërsa tërheqja nga tenderi e këtyre dy njësive është bërë me Aktvendimin e plotfuqishëm të pranuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

Ndërkaq lista e aseteve që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve nr. 44 tani përfshinë 93 asete të ndërmarrjeve shoqërore nga regjione të ndryshme të Kosovës. Dorëzimi i ofertave do të mbahet me datë 27 shkurt 2019 nga ora 10:00 deri 12:00, kur edhe do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave, në Hotelin Grand duke filluar nga ora 12:30.

Lista e plotë e aseteve dhe ndërmarrjeve të parapara për Shitjen e Aseteve përmes Likuidimit Nr. 44 mund të gjendet në ëeb faqen e AKP-së: www.pak-ks.org. /Lajmi.net/