Akordoi penallti, e shpëtoi policia
Futbollistët e skuadrës braziliane Portuguesa ishin shumë pranë të fitojnë një pikë nga udhëtimi te Gremio, pasi ishte rikthyer nga disavantazhi 2-0 për të barazuar rezultatin. Mirëpo, në skenë doli gjyqtari i cili me vendimet e tij ua qoi mundin poshtë. Në minutën e 86-të, gjyqtari akordoi penallti për vendasit, për çka mysafirët u ankuan…
Sport
Futbollistët e skuadrës braziliane Portuguesa ishin shumë pranë të fitojnë një pikë nga udhëtimi te Gremio, pasi ishte rikthyer nga disavantazhi 2-0 për të barazuar rezultatin.
Mirëpo, në skenë doli gjyqtari i cili me vendimet e tij ua qoi mundin poshtë. Në minutën e 86-të, gjyqtari akordoi penallti për vendasit, për çka mysafirët u ankuan se nuk ekzistoi.
Për më tepër, ai lejoi futbollistin e Gremios të ekzekutojë penalltinë edhe pse topi nuk ishte vendosur saktësisht në pikën e bardh.
Kjo zgjoi reagim te futbollistët e Portugueses të cilët u vërsulën drejt tij.
Por, gjyqtari e gjeti shpëtimin…..te policia. Pas ndërprerjes së gjatë, ndeshja vazhdoi, mysafirët u ndëshkuan me dy kartonë të kuq, kurse vendasit e realizuan penalltinë dhe morën pikët e plota.