Akil Gjakova mëson kundërshtarin e radhës, në luftën për medaljen e bronztë
Xhudisti kosovar, Akil Gjakova është duke marrë pjesë në garat e xhudos në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”. Gjakova u mposhtë në gjysmëfinale në kategorinë deri -73 kilogram nga azeri, Hidayat Heydorov. Ishte një ndeshje e luftueshme për xhudistin kosovar, i cili e humbi meçin vetëm në “Golden Score”. Mirëpo, këtu nuk përfundoi ëndrra për medalje…
Sport
Xhudisti kosovar, Akil Gjakova është duke marrë pjesë në garat e xhudos në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.
Gjakova u mposhtë në gjysmëfinale në kategorinë deri -73 kilogram nga azeri, Hidayat Heydorov.
Ishte një ndeshje e luftueshme për xhudistin kosovar, i cili e humbi meçin vetëm në “Golden Score”.
Mirëpo, këtu nuk përfundoi ëndrra për medalje olimpike për 28-vjeçarin.
Akil Gjakova tani ‘transferohet’ në grupin e “Repechage” për medaljen e bronztë.
Aty, kosovari do të ketë përballë Soichi Hashimoto nga Japonia.