AKI-ja autorizohet të përgjojë qytetarë në emër të “sigurisë kombëtare”
AKI-ja, që është nën kompetencat e ekzekutivit, pritet të ketë qasje të madhe në telekomunikimin e kosovareve, duke vlerësuar se kjo bëhet me interes kombëtar.

Lajme
Rrezikimin e sigurisë kombëtare e bën AKI-ja e cila është nën kompetencat e ekzekutivit pritet të ketë qasje të madhe në telekomunikimin e kosovarëve, shkruan gazeta “Koha Ditore”.
Këto kompetenca, të martën, ia ka dhënë Qeveria e Kosovës me miratimin e Ligjit për përgjimin e komunikimeve elektronike të hartuar nga Ministria e Integrimeve Evropiane.
Qëllimi i këtij lijgji siç thuhet në të “është përcaktimi i rregullave dhe i procedurave për Operatorët e Rrjeteve dhe Ofruesit e Shërbimeve në lidhje me ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave të caktuara nga Operatorët e Rrjeteve dhe Ofruesit e Shërbimeve. Kjo në mënyrë që të sigurohet se të dhënat që janë në dispozicion me qëllim të hetimit, zbulimit dhe ndjekjes së krimeve të rënda përmes përgjimit të ligjshëm të komunikimit elektronik të kërkuar nga Institucionet e Autorizuara për qëllim të zbatimit të Ligjit dhe të sigurisë kombëtar”.
Vlerësimin e sigurisë kombëtare e bën AKI-ja e cila nuk ka mbikëqyrje të nevojshme parlamentare për shkak se deputetët mbikëqyrës nuk janë të verifikuar dhe nuk janë të pajisur me leje të sigurisë. Kjo bënë që AKI-ja të mos i japë llogari Komisionit parlamentar, shkruan “Koha Ditore”.