AKB përkrah bllokadën kundër Maqedonisë

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB),  përkrah vendimin e Qeverisë së Kosovës për bllokimin mallrave të Maqedonisë. Përfaqësuesit e AKB’së vlerësojnë se kjo masë reciprociteti do të ndikojë negativisht në ekonominë e Maqedonisë, duke marrë për bazë sasinë e madhe të mallrave që futen nga Maqedonia në Kosovë. Kryetari i AKB’së, Agim Shahini, në një konferencë…

Lajme

09/09/2013 14:06

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB),  përkrah vendimin e Qeverisë së Kosovës për bllokimin mallrave të Maqedonisë.

Përfaqësuesit e AKB’së vlerësojnë se kjo masë reciprociteti do të ndikojë negativisht në ekonominë e Maqedonisë, duke marrë për bazë sasinë e madhe të mallrave që futen nga Maqedonia në Kosovë.

Kryetari i AKB’së, Agim Shahini, në një konferencë shtypi, tha se pala maqedonet nuk i ka trajtuar asnjëherë si partnerë prodhuesit kosovar. Ai tha se Kosova nuk humb nga kjo bllokadë pasi pa vështirësi mund të zëvendësohet pordhimet maqedone me ato kosovare.

“E tëra kjo ka qenë e nxituar nga Qeveria e Maqedonisë dhe nga ky vendim më së shumti pëson vet Maqedonia. Ky vendim nuk e cenon ekonominë e Kosovës por atë të Maqedonisë”.

“E mbështesim vendimin e Qeverisë së Kosovës, gjegjësishtë të Ministrisë sëë Tregëtisë dhe Industrisë, për bllokimin e mallrave maqedonase”.

“Këto masa nuk duhet të hiqen derisa të hiqen të gjitha masat që ka ndërmarrë pala maqedone ndaj prodhuesve kosovarë”.

“Ne kemi pasur një import të madh të perimeve nga Maqedonia dhe nuk është problem që ato t’i kemi nga Kosova apo nga Shqipëria’.

Në këtë konferencë morën pjesë edhe disa prodhues të produkteve vendore, të cilët i dhanë mbështetje vendimit të institucioneve vendore, i cili krahas vendosjes së reciprocitetit, shihet edhe si një mundësi e mirë për shitjen e prodhimeve vendore.