Akanji paralajmëron shokët e skuadrës: Nuk më pëlqen të mos luajë çdo ndeshje, jam në dijeni për konkurrencën

Manuel Akanji synon të fitojë pozitën e titullarit te Manchester City. Mbrojtësi zviceran, Manuel Akanji i është bashkuar Manchester City gjatë merkatos së verës, duke lënë aventurën me Dortmund. Duke folur së fundmi për lëvizjen e tij, Akanji ka thënë se ishte në dijeni për konkurrencën e madhe, por gjithsesi, ka thënë se do të…

Sport

12/09/2022 14:27

Manuel Akanji synon të fitojë pozitën e titullarit te Manchester City.

Mbrojtësi zviceran, Manuel Akanji i është bashkuar Manchester City gjatë merkatos së verës, duke lënë aventurën me Dortmund.

Duke folur së fundmi për lëvizjen e tij, Akanji ka thënë se ishte në dijeni për konkurrencën e madhe, por gjithsesi, ka thënë se do të luftojë maksimalisht për pozitën e titullarit.

“Dua të dëshmoj që nuk erdha këtu të jem një lojtar i rëndomtë”, ka thënë Akanji, transmeton lajmi.net.

“Dua të jem këtu për të luajtur sa më shumë të jetë e mundur. Disa mund të kenë dyshime për këtë dhe dua t’ua dëshmoj të kundërtën. Kjo është pse jam këtu”, ka shtuar ai.

Akanji do të luftojë me emra si Rubern Rias, John Stones, Aymeric Laporte e Nathan Ake për të fituar besimin e Pep Guardiola. /Lajmi.net/