Akanji nuk rinovon me Dortmund – interesohen Arsenal, Juventus e Man United

Sport

16/05/2022 19:01

Manuel Akanji nuk do të rinovojë kontratën me Borussia Dortmund.

Mbrojtësi zviceran, Akanji ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2023 me skuadrën e Dortmund dhe ka vendosur të mos e zgjasë qëndrimin e tij në ‘Signal Iduna Park’.

Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Dortmund, Sebastian Kehl.

“Manuel ka kontratë deri në vitin 2023, por nuk dëshiron të rinovojë dhe nuk ka të reja të tjera”, ka thënë Kehl për ‘WAZ’, transmeton lajmi.net.

Në këtë situatë duan të përfitojnë skuadrat evropiane. Tri skuadra deri më tani thuhet të kenë treguar interesim.

Arsenal, Manchester United dhe Juventus mund të bëjnë lëvizje për qendërmbrojtësin 26 vjeçar. /Lajmi.net/