Akademik Memishi sfidon ministrin Bajrami- kërkon mbylljen e shkollave ‘Gylen’

Në një intervistë për Anadolu Agency, Isa Memishi, profesor dhe shef i degës së Orientalistikës, në Universitetin e Prishtinës, u shpreh se 15 korriku ishte një natë me plot ankth, jo vetëm për popullin, qeverinë dhe presidentin e Turqisë, por edhe për gjithë dashamirët dhe miqtë e këtij populli.

Lajme

24/07/2016 15:33

Ai i është gëzuar dështimit të disa forcave ushtarake për të marrë pushtetin me grusht shtet.

“Shyqyr që përfundoi me dështimin e forcave të errëta dhe me ngadhënjimin e qeverisë e cila ishte zgjedhur nga populli dhe është në shërbim të popullit të Turqisë, si dhe në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon, qoftë në Lindjen e Mesme, qoftë në Ballkan”, deklaroi ai.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të veprojë sipas kërkesave të Republikës së Turqisë, e cila është zgjidhur në mënyre demokratike .

Akademiku Memishi, theksoi se ai që qëndron prapa këtyre forcave të errëta në Turqi, pra Fetullah Gylen, ka shtrirë aktivitetin e tij edhe në disa institucione arsimore dhe fondacione në Kosovë.

Ai shtoi se qeveria e Kosovës duhet të veprojë sipas kërkesave të Republikës së Turqisë, e cila është zgjidhur në mënyre demokratike, dhe se në qoftë se shteti turk kërkon që të merren masa për këto organizata apo institucione të lidhura me strukturat paralele, atëherë shteti i Kosovës duhet të ndërmarrë hapat e nevojshme.

Duke vënë në dukje se Kosova ka nevojë për një zë të fuqishëm brenda NATO-s dhe se ai zë ka ardhur gjithmonë nga Turqia, Memishi u shpreh se shteti turk ka ndihmuar Kosovën në shumë aspekte, si në integrimin e asociacioneve ndërkombëtare, ashtu edhe në fushën e diplomacisë dhe të arsimimit.

Ai shtoi se në Kosovë ka simpatizantë të shumtë të presidentit Erdogan, duke u shprehur se edhe presidenti e ka kthyer këtë dashuri të kosovarëve me përkrahjen e dhënë në të gjitha poret e nevojshme.

Por ndaj mbylljes së këtyre shkollave është shprehur kundër ministry i Arsimit, Arsim Bajrami.

Ditë më parë në intervistë për RTK-në, ministri Bajrami ka thënë se Kosova e Turqia kanë marrëdhënie shumë të mira, por Kosova vepron sipas ligjeve të veta dhe në këtë pikë është shtet sovran.

Ai tha se nuk ka asnjë arsye që shkollat e tilla që veprojnë në Kosovë të mbyllen.