Ajri i ndotur po i ‘vret’ rahovecianët

Në qytetin e Rahovecit, ndotja e ajrit ka shënuar rekord.

Lajme

16/12/2019 00:07

Në bazë të aplikacionit “Air Visual”, qyteti i Rahovecit ka shënuar rekord në ndotjen e ajrit, shkruan lajmi.net.

Sipas këtij aplikacioni, ndotja e ajrit në Rahovec ka arritur në 1 mijë e 268 shkallë, e që kjo ndotje llogaritet të jetë e rrezikshme.

Për shkak të shkallës së lartë të ndotjes, të gjithë personat mund të pësojnë efekte shëndetësore dhe këshillohet që në asnjë mënyrë që mos dilni në ambient të hapur. /Lajmi.net/