‘Ajo është e bukur, ajo është elegante’ Dua Lipa plot lëvdata për motrën e saj

Dua Lipa nuk i ka kursyer lëvdatat pas hapit të madh që Rina bëri drejt botës së modës.

ShowBiz

14/12/2019 20:15

Rina Lipa vajza e vogël në familjen Lipa para pak ditësh kishte pozuar për markën e njohur të rrobave ‘Red valentino’ dhe ky hap i Rinës drejt modës ka bërë krenar gjithë familjen e saj, shkruan lajmi.net.

Dua Lipa para pak minutave ka ndarë një imazh të saj nga fotosesioni me ‘Red valentino’ dhe e përshkroi motrën e saj si një vajzë të bukur dhe elegante.

Si duket Rina është emri i radhës nga familja Lipa e cila i është futur botës së artit. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B6EETwIhEb0/