AIP apel qytetarëve: Kujdes, mos i jepni të dhënat personale e bankare tek faqe dhe platforma të paverifikuara dhe të dyshimta

Agjencia për Informim dhe Privatësi u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të mos dërgojnë dokumentet e tyre personale (letërnjoftim, pasaportë, numër të kartelës bankare) tek faqe apo platforma të paverifikuara dhe të dyshimta. AIP thekson se para se të ndani të dhënat tuaja, sigurohuni që faqja apo kompania është zyrtarisht…

Lajme

13/08/2025 14:07

Agjencia për Informim dhe Privatësi u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të mos dërgojnë dokumentet e tyre personale (letërnjoftim, pasaportë, numër të kartelës bankare) tek faqe apo platforma të paverifikuara dhe të dyshimta.

AIP thekson se para se të ndani të dhënat tuaja, sigurohuni që faqja apo kompania është zyrtarisht e licencuar për të operuar në Kosovë dhe lexoni me kujdes politikat e privatësisë.

Dërgimi i dokumenteve personale te palë të panjohura mund të shkaktojë:

Vjedhje të identitetit

Mashtrime financiare

Keqpërdorim të të dhënave për aktivitete të paligjshme

AIP tutje thekson se nëse dyshoni se të dhënat tuaja janë keqpërdorur, kontaktoni menjëherë Agjencinë për Informim dhe Privatësi.

“Mbrojtja e të dhënave personale është e drejta juaj – kujdesi fillon nga ju!”, shkruan AIP.