Aida Doçi feston ditëlindjen dhe merr një urim plot dashuri nga Naseri

Këngëtarja sot feston ditëlindjen.

ShowBiz

07/09/2021 15:04

Dhe, Aida Doçi natyrisht se mori urime të shumta duke mos i munguar edhe ai nga bashkëshorti i saj, Naseri, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në Instagram duke publikuar një imazh bashkë me Aidën, bashkëshorti i bëri edhe një dedikim.

”Një dashuri zjarri bëhet ujë dhe uji bëhet zjarr. Jep ato që s’do i jepje kurrë dhe merr ato që s’do i kishe marrë. Në ditëlindjet e tua dhuratat i marr unë. Të plakesh afër meje për mua kurrë s’është shumë. Të dua dhe gëzuar pafund”, kanë qenë fjalët e tij.

Ndryshe, martesa e çiftit të njohur ka qenë tejet e komentuar e gjithë kjo për shkak të dallimit në moshë.

Theksojmë se, Aida Doçi sot mbush 26 vite./Lajmi.net/