“Ai është adresa” – Abrashi thirrje militantëve t’i sulen Gurit të LDK-së pas konfliktit verbal të një qytetari me Fitore Pacollin

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka reaguar ndaj deputetit të LDK-së, Paris Guri, duke e bërë atë përgjegjës për një përplasje verbale që ndodhi më herët mes një veterani të UÇK-së dhe deputetes së VV-së, Fitore Pacolli. Përmes një postimi në Facebook, Abrashi e quajti Gurin “deputet adoleshent” dhe u shpreh se ai është burimi…

Lajme

25/07/2025 22:39

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka reaguar ndaj deputetit të LDK-së, Paris Guri, duke e bërë atë përgjegjës për një përplasje verbale që ndodhi më herët mes një veterani të UÇK-së dhe deputetes së VV-së, Fitore Pacolli.

Përmes një postimi në Facebook, Abrashi e quajti Gurin “deputet adoleshent” dhe u shpreh se ai është burimi i sulmit ndaj Pacollit.

“Sulmi i sotshëm ndaj Fitore Pacollit vjen direkt nga linçimi pa asnjë fakt i deputetit adoleshent të LDK-së. Ai është adresa,” shkroi Abrashi, transmeton lajmi.net

Ngjarja ka ndodhur pas një tensioni verbal mes një veterani të UÇK-së dhe deputetes Fitore Pacolli, për të cilin Abrashi e fajësoi publikisht deputetin Guri.

Kujtojmë se në seancën e sotme deputeti, Guri e kishte te veshur bluzën e bardhë me mbishkrimin “Oj Fitore, a i ke kthy 252 mije eurot”./Lajmi.net/