Ahmeti voton, fton qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre
Kandidati i VV-së, për Prishtinën Shpend Ahmeti, ka votuar në Prishtinë në shkollën Faik Konica, me bashkëshorten.

Lajme
“Sapo ushtrova të drejtën time për balotazhin në Prishtinë. Sot është edhe më lehtë se herën e kaluar, d.m.th më pak kohë. Unë i thërras të gjithë qytetarët të votojnë sepse kjo është dita kur qytetarët vendosin me votë. I ftoj të gjithë ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre”, ka thënë Ahmeti./Lajmi.net/