Ahmeti u prit në takim nga Sekretari i Shtetit të Hungarisë, diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe shumëpalëshe

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se Zëvendësministri, Kreshnik Ahmeti është takuar me Sekretarin e Shtetit të Hungarisë, Peter Szarty. Fokus i diskutimeve ishte presidenca e radhës e Bashkimit Evropian nën udhëheqjen e Hungarisë, thuhet në njoftim. Njoftimi i plotë: Sot, në Budapest, me ftesë të homologut të tij, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme…

Lajme

09/05/2024 17:37

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se Zëvendësministri, Kreshnik Ahmeti është takuar me Sekretarin e Shtetit të Hungarisë, Peter Szarty.

Fokus i diskutimeve ishte presidenca e radhës e Bashkimit Evropian nën udhëheqjen e Hungarisë, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Sot, në Budapest, me ftesë të homologut të tij, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z.Kreshnik Ahmeti, takoi Sekretarin e Shtetit z.Peter Sztaray, me të cilin diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe, marrëdhëniet shumëpalëshe dhe zhvillimet e fundit rajonale.

Fokus i diskutimeve ishte presidenca e radhës e Bashkimit Evropian nën udhëheqjen e Hungarisë. Pala hungareze njoftoi për prioritetet e presidencës, përderisa me theks të veçantë u trajtua procesi i zgjerimit për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst, Zëvendësministri Ahmeti foli mbi rëndësinë e avancimit të aplikimit të Kosovës në Bashkimin Evropian gjatë presidencës hungareze. Po ashtu, u diskutua edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, me ç’rast u kërkua mbështetja e Hungarisë për anëtarësim në këtë organizatë.

Në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe u diskutua për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe fushave tjera me interes të përbashkët.

Në këtë takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në rajon dhe situatën e sigurisë.