Ahmeti: Tensioni i lartë, vrasës i heshtur
Presioni i lartë i gjakut është një vrasës i heshtur. Rritja e presionit të gjakut është rreziku kryesor për vdekjen dhe paaftësinë që shfaqet tek njerëzit.
Lajme
Një nga pengesat kryesore për kontrollin efektiv të hipertensionit është thjesht se njerëzit nuk janë të vetëdijshëm se tensioni i gjakut të tyre është i lartë.
Artan Ahmeti – kardiolog, i ftuar në emisionin e mëngjesit ”Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, të flasë rreth kësaj teme tha se tensioni i lartë është problem global dhe ngelizhenca e simptomave shkakton komplikime të mëdha.” Problemi qëndron se rreth tensionit të lartë, jo shpeshherë pacientët janë të njohur me simptomat dhe kjo dërgon në pasoja fatale”, tha Ahmeti.
Vlera optimale duhet të jetë mbi 130 ndërsa tensioni i dytë në 90. Sipas tij çdo njeri mund të bëjë diçka për të parandaluar dhe kontrolluar rritjen e presionit të gjakut.
“Tensioni nuk njeh moshë dhe duhet patjetër të matet nga profesionistë, ku duhet të kemi parasysh disa hapa, shembull të jemi të ulur dhe te heshtur deri në 15 minuta”, theksoi Ahmeti.
Ndryshe ai pohoi se njeriu pëson ndryshime gjatë kësaj periudhe dhe mund të kenë shumë pyetje rreth asaj çfarë duhet bërë që të mbajnë në kontroll situatën. Konkretisht disa nga ndryshimet e mënyrës së jetesës do të zvogëlojnë rrezikun për rritjen e tensionit të gjakut pakësojnë mundësitë që të prekeni nga një krizë në zemër. “Është shumë e rëndësishme që këto ndryshime të bëhen pasi ju të jeni konsultuar me mjekun tuaj dhe të ndjekni ecurinë shëndetësore”, tha Ahmeti.