Ahmeti sonte e pranoi se pjesërisht ka hequr dorë nga deklarata e përbashkët
Deklarata e përbashket e partive shqiptare nuk do të jetë e plotë në programën e Qeverisë së re, por vetëm disa pika që sipas kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, që janë më të rëndësishme si integrimet euro-atlantike, ndërsa për pika të tjera Ahmeti tha se duhet të hapet debat publik me opinionin.
Lajme
“Sa i takon Deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare, ajo është një deklaratë programore e cila është e përfshirë në të gjitha programet e partive politike shqiptare dhe unë nuk mendoj që paraqet as rrezik, po as edhe ndonjë anashkalim të çështjeve që kanë të bëjnë me perspektivën dhe stabilitetin e vendit dhe të shtetit. Ajo deklaratë është në të mirë të RM-së, në të mir ëtë rajonit….ka çështje shumë të rëndësishme siç është anëtarësimi i vendit në NATO, në BE, zhvillimi ekonomik, zhvillimi i barabartë i rajoneve…. Asgjë të keqe nuk ka, dhe pikat kryeasore të asaj deklarate janë të përfshira në programin qeveritar. Po ka çështje në atë deklaratë politike të cilat do të shtrohen për diskutim publik, dhe nuk është fshehtësi”, tha Ahmeti njofton Shenja.