Ahmeti reagon për Ylli Hoxhën: Prokuroria të dëshmojë se personi paraqet rrezik
Pas caktimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh të Ylli Hoxhës dhe katër aktivistëve të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, për këtë ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Lajme
Ai ia ka kujtuar Gjykatës se që dikush të mbahet në paraburgim prej 30 ditësh, Prokuroria duhet të dëshmojë se personi paraqet rrezik, raporton lajmi.net.
“Ylli Hoxhën sapo është vendosur ta mbajnë në paraburgim. Gjykatësja e parë që nuk i ka dënuar është dorëhequr dhe është caktuar një gjykatës që i dënon.
Kush e njeh Yllin e dijnë që Ylli me gjithë qenien e tij lufton padrejtësinë. Ylli është rrezik vetëm për kriminelët dhe korrupsionin. Lirone Yllin, Premtonin dhe Uranin”, ka shkruar ai në Facebook./lajmi.net.