Ahmeti prezanton pesë anëtarët e pranuar në Teatrin “Dodona”

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se kush janë pesë anëtarët e pranuar në Teatrin e Qytetit "Dodona".

ShowBiz

22/06/2021 16:01

Teatri i Qytetit “Dodona” është bërë edhe me pesë aktorë, të cilët tashmë kanë nënshkruar kontratat, shkruan lajmi.net.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili edhe prezantoi aktorët e rinj.

Molikë Maxhuni, Arta Lahu, Vjosë Tasholli, Leonit Maloku dhe Ermal Sadiku, janë pesë aktorët e rinj të Teatrit “Dodona”.
Në njoftimin e tij, Ahmeti bëri të ditur se teatri deri tani kishte vetëm aktorë rezident, ndërsa pas kësaj numri i tij ka shkuar në nëntë.
KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I AHMETIT:
“Pesë aktorët e pranuar në Teatrin e Qytetit Teatri Dodona kanë sot kanë nënshkruar kontratat.
Pas konkursit për pranimin e pesë aktorëve të rinjë në teatrin ‘Dodona’, i pranishëm edhe drejtori i Teatrit të Qytetit “Dodona”, Visar Krusha, mikpritëm aktorët e përzgjedhur: Molikë Maxhuni
Arta Lahu, Vjosë Tasholli, Leonit Maloku dhe Ermal Sadiku
Teatri Dodona deri më tash ka pasur vetëm katër aktorë rezident, kurse pas këtij konkursi numri i përgjithshëm tashmë është nëntë.
Ndonëse nuk është e mjaftueshme për nevojat e teatrit të qytetit, gjithsesi është një lajm i mirë që pesë aktorë po i shtohen trupës rezidente të teatrit dhe ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim që në të ardhmen ky numër të plotësohet dhe në minimum të arrijmë në njëzet aktorë.
#prishtina?“. /Lajmi.net/