Ahmeti: Pres shtimin e bashkëpunimit Prishtinë-Tiranë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se pret shtim të aktiviteteve në mes të dy kryeqyteteve, të Prishtinës respektivisht Tiranës. Ai ka thënë se me zgjedhjen e Kryebashkiakut të ri të Tiranës, Erion Veliaj, pret shtimin e aktiviteteve ndërmjet dy kryeqendrave.
Lajme
Shpend Ahmeti, duke ia uruar fitoren tashmë homologut të tij nga Tirana, Erion Veliajt, ka përgëzuar edhe të tjerë kandidatë që kanë garuar në zgjedhjet e 21 qershorit për Bashkinë e Tiranës.
“Uroj të gjithë kryetarët fitues të zgjedhjeve vendore në Shqipëri. Erionit i uroj mandat të suksesshëm. Edhe pse bashkëpunimi në mes të Tiranës dhe Prishtinës ka qenë tepër i mirë, ka ende mjaft hapësirë për të shtuar aktivitetin në mes të dy qendrave tona. Në fund i përgëzoj të gjithë kandidatët e Tiranës për fushatën dhe garën”, ka shkruar Ahmeti në Facebook