Ahmeti për vdekjen e të miturit nga Lipjani: Dhimbje e madhe për familjen, shkollën dhe komunën

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka dalë me një reagim dhe ngushëllim në lidhje me vdekjen e të miturit që fillimisht u raportua i zhdukur. Hasani i ashpër me Osmanin: Presidentja me i thanë gjyqtarëve kriminel, kjo në botë s`ka ndodhur Ahmeti ka thënë se kjo ngjarje ka tronditur gjithë qytetarët. “Me dhimbje…

Lajme

28/01/2026 08:37

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka dalë me një reagim dhe ngushëllim në lidhje me vdekjen e të miturit që fillimisht u raportua i zhdukur.

Hasani i ashpër me Osmanin: Presidentja me i thanë gjyqtarëve kriminel, kjo në botë s`ka ndodhur

Ahmeti ka thënë se kjo ngjarje ka tronditur gjithë qytetarët.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të nxënësit Zejn Zejnullahu, pas përpjekjeve të mëdha të banorëve të zonës dhe ekipeve mjekësore, fatkeqësisht nuk arritën ta shpëtojnë. Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur të gjithë qyetatrët. Humbja e një jete të re është një dhimbje e madhe për familjen, shkollën dhe për gjithë komunën tone”, ka thënë Ahmeti.

Reagimi i plotë:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI FAMILJES ZEJNULLAHU
Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, në emër të institucionit komunal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Zejnullahu për ndarjen nga jeta të të riut Zejn Zejnullahu, nxënës i shkollës fillore “Zenel Hajdini” në Gadime.
E nderuara familje Zejnullahu,
Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të nxënësit Zejn Zejnullahu, pas përpjekjeve të mëdha të banorëve të zonës dhe ekipeve mjekësore, fatkeqësisht nuk arritën ta shpëtojnë.
Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur të gjithë qyetatrët. Humbja e një jete të re është një dhimbje e madhe për familjen, shkollën dhe për gjithë komunën tonë.
Lusim Zotin e Madhërishëm që raste të tilla të mos përsëriten më dhe t’i japë forcë familjes për ta përballuar këtë humbje të rëndë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Zejnullahu, të afërmve, shokëve, mësimdhënësve dhe gjithë qytetarëve të Gadimes.
Zoti e mëshiroftë!
Imri Ahmeti Kryetar i Komunës së Lipjanit/Lajmi.net/