Ahmeti për Dacin: Kosova s’ka humbur vetëm një ish-politikan, por një nga akademikët më të shquar
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci. Ai tha se Kosova sot nuk ka humbur vetëm një ish-politikan, por një nga akademikët më të shquar dhe personalitetet më të rëndësishme të saj. “Me dhimbje të thellë e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, akademik Nexhat…
Lajme
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci.
Ai tha se Kosova sot nuk ka humbur vetëm një ish-politikan, por një nga akademikët më të shquar dhe personalitetet më të rëndësishme të saj.
“Me dhimbje të thellë e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, akademik Nexhat Dacit. Kosova sot nuk ka humbur vetëm një ish-politikan, por një nga akademikët më të shquar dhe personalitetet më të rëndësishme të saj”.
“Akademik Daci, me urtësinë dhe pjekurinë e tij politike, ka luajtur një rol kyç në proceset më të rëndësishme që çuan drejt pavarësimit të shtetit të Kosovës. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së tij, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan veprën e tij. U prehtë në paqe”, ka shkruar Ahmeti.